Sulmi në Uzinën e Armëve në Gramsh nga dy rusë dhe një ukrainas, të dyshuar si spiunë të shërbimit sekret rus, rindezi sërish debatin për regjimin e vizave mes palëve politike në vendin tonë. Po e njëjta çështje do të gjejë diskutim edhe në Pragë, në mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian në 31 gusht.