Durrësi është tronditur mesnatën e kaluar, pas disa të shtënave me armë zjarri që lanë pas edhe një viktimë. Ngjarja u shënua rreth orës 00:50, në lagjen nr. 18 të qytetit të Durrësit, pranë Spitalit Rajonal, ku është qëlluar me armë zjarri Ermir Dedja, 29 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.