Një individ me një dosje penale të rëndë mbi shpinë, i cili paraqitet rregullisht në Prokurorinë e Posaçme, duke qenë se ka edhe masë sigurie është një nga njerëzit hije të klaneve brenda mazhorancës që po vepron në Bashkinë e Tiranës. Bëhet fjalë për Eldi Hoxhën, Sekretar i Përgjithshëm në Bashkinë e Tiranës, i cili u emërua në muajin maj të vitit 2025 në atë pozicion, por ditën që u prezantua në bashki, SPAK-u e akuzoi për pjesëmarrje në organizatë kriminale, krijim i grupit të strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre. Akuzat e rënda mbi shpinë nuk e kanë penguar që në postin që i kanë dhënë në Bashkinë e Tiranës të ngrejë kurthe dhe insinuojë situata të paqena, duke raportuar rregullisht te krerët që e çuan në atë detyrë.