Dosja e SPAK ndaj Suel Çelës tregon se veç aktiviteteve të dyshuara kriminale, organizata e drejtuar prej tij ndikonte edhe në emërimet në postet drejtuese të institucioneve në qytetin e Elbasanit. Në një bisedë të realizuar në Sky Encrochat mes Klaus Matishit dhe Megi Fetahut, vajzës së ish gjyqtares Pajtime Fetahu, anëtari i dyshuar i grupit të Suel Çelës e informon mbi planin që ka për të vendosur një njeriun e vet në krye të spitalit të Elbasanit dhe një tjetër në krye të antidrogës në Policinë e Elbasanit.