Top News – Elbasan, situata edhe më e rënduar/ Mungon energjia elektrike dhe uji i pijshëm
14/02/2021 12:10

Situatë e vështirë është krijuar edhe në Elbasan. Rrugët janë pushtuar nga ngrica. Lëvizja është e vështirë për qytetarët dhe automjetet. Vazhdojnë erërat e forta në të gjithë zonën. Zona të tjera janë pa energji elektrike. Ka probleme edhe me ujin e pijshëm për shkak të mungesës së energjisë. Mbrëmjen e së shtunës dhe deri në orët e para të mëngjesit në qarkun e Elbasanit ka pasur reshje dëbore me intensitet të mesëm e të ulët të shoqëruara me erëra të forta. Temperaturat kanë qenë nën zero gradë gjë që ka sjellë praninë e ngricave në akset rrugore nacionale, rurale dhe ne rrugët e brendshme të bashkive të qarkut. Gjatë natës është ndërhyrë ne 2 raste urgjente ku rrezikohej jeta e disa personave. Në fshatin Xibrakë të Njësisë Administrative Labinot Fushe mjeti autoambulance i thirrur nga nje shtetas ngeci ne rruge. U ndërhy nga ana e bashkise me mjetet e saj dhe u mundësua transportimi I tij ne spital. Ne fshatin Gjyrale te Nj.A Gostime si pasoje e mungesës se energjisë elektrike u mundësua nga ana e bashkisë Cerrik dërgimi i një gjeneratori për një te sëmurë me Covid-19 i cili përdorte aparature oksigjeni. Ne aksin rrugor nacional Elbasan-Rrogozhine (ne Balldren), Elbasan-Belsh (ne Shales), Elbasan-Gramsh (ne Banje) mëngjesin e së dielës ka pasur bllokime te pjesshme nga prezenca e madhe e akullit. U njoftuan firmat kontraktuese për hedhjen e kripës ne këto pika. Ne akset Elbasan-Qafe Thane e Elbasan-Gjinar trashësia e dëborës ka arritur mbi 20 cm trashësi por tashme kjo është nen ndikimin e temperaturave te ulëta gjë që ka krijuar ngrica. Ne aksin rrugor Librazhd-Stebleve një pjese e aksit është e bllokuar ne segmentin Fushe Studen-Klenje ku ka nje prezence dëbore deri 70 cm trashësi. Në bashkine Elbasan kemi bllokim te akseve Elbasan-Labinot Mal dhe Elbasan-Funare ku ne terren po punohet për hapjen e tyre. Gjithashtu po punohet edhe ne rrugët e brendshme te bashkisë me hedhjen e kripës për lehtësimin e qarkullimit te mjeteve. Ne furnizimin me energji elektrike ka probleme ne Nj.A Gjergjan, Shales, Shushice, Tregan, Funar te bashkise Elbasan, ne Nj.A Orenje dhe Hotolisht, te bashkise Librazhd ne Nj.A Mollas te bashkise Cerrik dhe Nj.A Grekan bashkia Belsh.

Top Channel/ Aksidenti i rëndë në Qafë Thanë! Makinat bëhen copash, 3 të plagosur
16/08 21:14
Top Channel/ Naun Shundi betejë me sëmundjen! Aktori dhe regjisori i njohur ndërpret punën në teatër
16/08 20:02
Top Channel/ Thethi është plot! Harrohet aksioni i korrikut, turistët shijojnë natyrën
16/08 19:57
Top Channel/ Gramshi pas flakëve! Shtëpi dhe të mbjella të shkrumbuara, tani nis beteja tjetër
16/08 19:50
Top News – ‘Plas’ pistoleta në Laç. Të rinjtë sherr me grushte, nxjerrin edhe armët
16/08 18:56
Top News -‘Valë Zjarri’, fenomen i ri i motit…Do shkatërrojë qytete, vera më të nxehta e të thata
16/08 16:00
Top Channel/ Restaurimi i kishës 1300 vjeçare! I mbyllur prej 5 vitesh, nis ndërhyrja në Lushnjë
16/08 15:34
Top Channel/ Trafiku asfiksues Laç-Lezhë, orë të tëra pritje në rrugë! Aksi, stres për udhëtarët
16/08 15:20
Top Channel/ Gjithçka nisi dy ditë përpara ngjarjes! Krimi i të miturit në Korçë, autori shkoi…
16/08 15:03
Top News – Do çojë palestinezët në Sudanin Jugor / Izraeli në bisedime me vendin e trazuar afrikan
16/08 15:00
Top News – I moshuari u aksidentua/ Të afërmit akuzojnë: Policia e Cërrikut po fsheh ngjarjen
16/08 14:55
Top News – ‘Shpërthejnë’ retë, ‘fundi i botës’/ Shira të rrëmbyeshëm vijnë papritur, mbi 400 viktima
16/08 14:33
Top News – Lëvizja për Bashkimin e ‘shqipëtarëve’. KQZ skualifikon nismën qytetare për një ‘Ë’ tepër
16/08 14:29
Top News – Air Canada pezullon fluturimet, kaos / Avionët në tokë, preken 130 mijë pasagjerë në ditë
16/08 14:14
Top Channel/ BE kërkon takim trepalësh: Të jetë dhe Zelensky, ne të gatshëm të ndihmojmë!
16/08 14:11
Top News – ‘Grupet e drogës mbështesin Vuçiç’. Analisti serb-Kush qëndron pas shtypjes së protestave
16/08 14:03
Top Channel/ Festa e bukës në Maliq, mirënjohja ndaj tokës pas sezonit të korrjes
16/08 13:59
Top News – Zhvlerësimi në nivele rekord. Kulmi i sezonit turistik rrëzon edhe më tej euron
16/08 13:41
Top News-Sherri u rindez për një xhirim gomash.Përplasja që çoi në tragjedinë e 14-vjeçarit në Korçë
16/08 13:41
Top News – Operacion anti kanabis në Skrapar. Pesë të arrestuar, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
16/08 13:40