Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu fushën e mbetjeve urbane në Elbasan. Flakët u aktivizuan në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, ndërsa e gjithë zona u përfshi nga tymi dhe era e keqe Drejt vendit të ngjarjes shkuan ekipet zjarrfikëse. 20 efektivë dhe 5 mjete punuan për disa orë me qëllim neutralizimin e zjarrit që vijonte të përhapej për shkak edhe të materialeve të plastikës.