Forcat ruse dyshohet se kanë ekzekutuar të paktën 15 ushtarë ukrainas që po dorëzoheshin që nga fillimi i dhjetorit 2023, sipas një raporti të fundit të Human Rights Ëatch. Organizata me bazë në SHBA bëri thirrje që ekzekutimet e supozuara të hetohen si krime lufte. “Që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë, forcat ruse kanë kryer shumë krime të tmerrshme lufte”, tha Belkis Ëille, drejtor i asociuar i krizës dhe konfliktit në HRË. "Ekzekutimi ose vrasja e ushtarëve ukrainas të dorëzuar dhe të plagosur, të vrarë me gjakftohtësi, e ndaluar shprehimisht nga ligji ndërkombëtar humanitar, përfshihet gjithashtu në këtë trashëgimi të turpshme." – tha ai.