Në Gjykatën e Posacme antikorrupsion, nisi këtë të enjte gjykimi në mungesë për Jemin Sherën, personin që akuzohet se organizoi vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, ngjarje e shënuar më 25 shkurt të vitit 2021, buzë Lanës në Tiranë. Gjykata relatoi se Shera nuk u gjet në banesë pavarësisht kërkimeve, për këtë arsye nisi gjyqi në mungesë të tij, me aprovoimin edhe të prokurorisë së posacme . Në seancën e kësaj të enjte, SPAK parapiti prova të reja, duke thënë se Shera u porosit nga persona të tjerë për të kryer vrasjen e Behar Sofisë.