Nusret Cena, 48-vjeç, një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dyshohet se është ekzekutuar për vdekje në një atentat në Kaçanik të hënën në mbrëmje. Hetuesit e Policisë së Kosovës kanë zbuluar se Cena është ekzekutuar me breshëri plumbash nga një distancë e afërt derisa po voziste me veturë në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, në vendin e njohur si Kaçaniku i Vjetër.