Ekzekutohet një shtetas shqiptar në zonën e Kyparissia-s në peloponez. Referuar informacioneve të para të Policisë greke, viktima është Eni Dollani nga Gramshi. Ai u gjet i vrarë mbasditen e së martës në një plazh, nga një banor i zonës i cili po shëtiste qenin e tij. Trupi i viktimës pasi ishte masakruar me sende të forta, u gropos nga autorët për të zhdukur gjurmët. Por ka qenë qeni i një banori që e zbuloi rastësisht trupin.