Lufta dy javore mes Rusisë e Ukrainës vijon të intensifikohet edhe më shumë, ku së fundmi është vrarë një tjetër gjeneral rus nga ushtria ukrainase. Lajmi u bë me dije nga Forcat e Armatosura të Ukrainës pasditen e kësaj të premte në rrjetin social Tëitter. Në postim shkruhet se ata vranë gjeneralmajorin rus Andrey Kolesnikov, që besohet të jetë komandanti i Ushtrisë së 29-të të Armëve.