Një ngjarje e rëndë është regjistuar në Greqi, ku një person, i cili njihet si bos droge në shtetin helen, u ekzektua me breshëri kallashnikovi. Mediat greke raportojnë se persona të panjohur sulmuan me breshëri plumbash Giannis Skaft ouros, ndërsa ky I fundit ndodhej në oborrin jashtë shtëpisë së tij. Plumbat e shumtë prekën edhe vajzën e tij 22 vjecare e cila u dërgua menjëherë në spital dhe po merr trajtim mjekësor. Skaf touros ishte një person i njohur gjërësisht në Athinë, por edhe nga drejtësia greke, si i përfshirë në disa ngjarje të karakterit kriminal.