Vritet me armë zjarri në fshatin Shkjezë të Vaut të Dejës 27-vjeçari Gjin Ndoji (Boriçi). 27-vjeçari është gjendur i ekzekutuar me një plumb në kokë, nga banorët e zonës pranë makinës tip BMW luksoze me të cilën po udhëtonte. Sipas policisë viktima është nga qyteti i Shkodrës dhe nuk dihen arsyet pse u ekzektua në këtë fshat. Nga informacionet e para mësohet se viktima ishte person me precedent penal i skeduar më parë nga drejtësia e policia.