Top News – Ekzekutohen dy gjyqtarë… / Sulm në ndërtesën e Gjykatës së Lartë në Teheran
18/01/2025 15:00

Dy gjyqtarë u vranë në një sulm me armë zjarri të shtunën në ndërtesën e Gjykatës së Lartë në Teheran, njoftoi media shtetërore. "Sot në mëngjes, një person i armatosur hyri në Gjykatën e Lartë, në një akt të paramenduar të vrasjes së dy gjyqtarëve me përvojë. Dy gjyqtarët humbën jetën", njoftuan zyrtarët. Sipas tyre sulmuesi "vrau veten" pas të shtënave. Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA raportoi gjithashtu se një person tjetër u plagos në sulm. Zyrtarët i identifikuan dy gjyqtarët e vrarë si Ali Razini dhe Mohammad Moghisseh, duke shtuar se ata punonin në rastet e "luftimit të krimeve kundër sigurisë kombëtare, spiunazhit dhe terrorizmit". Një zëdhënës i gjyqësorit tha në televizionin shtetëror më vonë të shtunën se një person i armatosur me pistoletë hyri në sallën ku ndodheshin dy gjyqtarët dhe i qëlloi ata. Motivi i vrasjes nuk ishte menjëherë i qartë, por zyrtarët thanë se sulmuesi nuk ishte i përfshirë në asnjë çështje përpara Gjykatës së Lartë, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi identitetin e sulmuesit. Autoritetet thanë se një hetim për incidentin ka nisur. Një nga gjyqtarët e vrarë, u sanksionua në vitin 2019 nga SHBA për shkak të mbikqyrjes së cështjeve të shumta, të padrejta, gjatë të cilave akuzat kanë rezultuar të pabaza dhe provat janë shpërfillur. Ndërsa tjetri ka mbajtur disa poste të rëndësishme në gjyqësorin e iranit dhe kishte qenë edhe një herë tjetër në shënjestër të një atentati, në vitin 1998.

Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23