Tre fëmijë dhe një foshnjë janë ekzekutuaer në mënyrë barbare në Guayaquil të Ekuadorit, si pasojë e një përplasjeje mes bandave të drogës. Fëmijët e moshës 3, 5 dhe 7 vjeç si dhe i katërti një foshnjë 7-muajshe, u vranë në mënyrë të pamëshirshme nga plumbat e lëshuara mbi shtëpinë e tyre, teksa të plagosur rëndë kanë mbetur edhe prindërit e tyre, me nënën që është në gjendje kritike.