Prokuroria e Posaçme dyshon se Safet Bajri është i përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje që tronditi qytetin e Shkodrës më 10 gusht të vitit 2018. Lici u ekzekutua me breshëri plumbash teksa po pinte kafen e mëngjesit në një lokal në lagjen Kiras të qytetit.