Që në minutat e para të krimit, Policia ishte thuajse e bindur se vrasja e ish-deputetit dhe ish-kreut të komunës së Velipojës ishte kryer nga vrasës të paguar. E gjitha skena e krimit, e cila u ndërtua në pak kohë nga ekspertët e krimit kishte të detajuar momentin e krimit, mënyrën e ekzekutimit, vendin, por edhe personat që ishin me të dhe sa mund të reagonin ata.