Policia helene ka rihapur hetimet për atentatin, ku u vra 32-vjeçari shqiptar Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, I njohur si ‘Sidi’, ndodhur më 9 maj 2024 në Virona të Athinës brenda automjetit të tij. Sipas policisë greke, pista kryesore është hakmarrja, e nisur në Shqipëri. Sipas hetimeve, mendohet se ‘shënjestra’ e vërtetë e atentatit ka qenë Edi Lulo alias Etmond Hysa, i cili në 9 dhjetor kishte mbërritur nga Dubai në Greqi.