Top News – Ekzekutimi i gjeneralit në mes të Moskës…Rusia arreston një të dyshuar, montoi bombën
18/12/2024 12:09

Autoritetet ruse njoftuan të mërkurën se kanë arrestuar një shtetas nga Uzbekistani, i cili, sipas tyre, ka pranuar montimin e bombës që vrau gjeneralin rus, Igor Kirillov, në Moskë, një ditë më parë, me porosi të shërbimit të sigurisë të Ukrainës. Kirillov, shefi i Trupave për Mbrojtje Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë, u vra para shtëpisë së tij, bashkë me ndihmësin, pas shpërthimit të një bombe të vendosur në një skuter elektrik. Ndonëse asnjë individ apo grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen, një burim brenda shërbimit të inteligjencës i Ukrainës, SBU - agjenci që e ka akuzuar Kirillovin se ka qenë përgjegjës për përdorimin e armëve kimike kundër trupave ukrainase, diçka që Moska e mohon, ka thënë se shpërthimi ishte rezultat i një operacion special të SBU-së. Komiteti Hetues i Rusisë, i cili heton krime serioze, tha përmes një komunikate, të mërkurën, se i dyshuari i paidentifikuar kishte pranuar gjatë marrjes në pyetje, se kishte ardhur në Moskë, ku kishte marrë një pajisje të improvizuar shpërthyese për të kryer vrasjen. Deklarata e autoriteteve ruse nënvizon se ai kishte përshkruar se si e kishte vendosur mjetin shpërthyes në një skuter elektrik, të cilin e kishte parkuar para hyrjes së ndërtesës ku jetonte Kirillov. Hetuesit e kanë cituar atë të ketë thënë se ai kishte vendosur një kamerë monitoruese në një makinë të marrë me qira aty afër, dhe se organizatorët e vrasjes, ishin nga qyteti ukrainas i Dnipros. Ata kishin përdorur kamerën për të gjurmuar Kirillovin dhe e kishin aktivizuar bombën nga largësia, pas daljes së tij nga ndërtesa. Sipas hetuesve rusë, të dyshuarit, i lindur më 1995, i ishin ofruar 100.000 dollarë për rolin e tij në vrasjen e gjeneralit, si dhe banim në një vend evropian. Hetuesit rusë kanë thënë se janë duke identifikuar njerëz të tjerë të përfshirë në vrasje, ndërsa e përditshmja Kommersant ka raportuar se është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër.

Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54