Pesë muaj nga ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, brenda oborrit të banesës së tij në fshatin Larushk të Krujës, policia ka mundur të identifikojë njërin prej autorëve të kësaj ngjarje, të cilin e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në sajë të veprimeve hetimore, policia identifikojë Florian Plakun, 41 vjecarin banues në Vlorë, ndaj të cilit gjykata e Tiranës ka caktuar “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.