Mbërrin në Gjykatën e Lezhës, autori tjetër i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Lalm të vjetër. Ngjarja ka ndodhur më 27 prill 2020, ku mbetën të vrarë Preng Simoni dhe Kol Murrani. Autori u arrestua pak dite më parë nga një operacion nga policia e Lezhës në bashkëpunim me forcat speciale Renea. Mbi autorin rëndojnë dy akuza: armëmbajte pa leje dhe vrasje në bashkëpunim.