Kontrollet e dy ditëve më parë në qelitë e burgjeve Hania dhe Koridhalo të Greqisë, u kryen për shkak të vrasjes se dy shqiptarëve në një lokal në zonën e Nao Smyrnit. Ushtrimi i kontrolleve për drogë, armë, celularë për komunikim dhe të tjera sende të paligjshme erdhi për shkak se dyshohet që autori apo autorët që urdhëruan vrasjen e dy shqiptarëv Kreshnik Cercizaj dhe Armando Ogranja, mund të kenë ardhur nga brenda qelisë.