Gjykata e Posaçme ka dënuar me 35 vite burg Jemin Sherën, i akuzuar si organizator i vrasjes së biznesmenit Behar Sofisë, kryer pak minuta pasi ai doli nga shtëpia, ngjarje e ndodhur në shkurt 2021. GJKKO e ka shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e kryer për interes, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”.