Informacione të reja në lidhje me aktivitetet e organizatës ekstremiste gjermane Qytetarët e Rajhut, kanë dalë në dritë duke tronditur opinionin public. Edhe pse udhëheqësit e organizatës që planifikonin të vrisnin kancelarin gjerman Olaf Scholz, tashmë është gjetur dhe arrestuar, provat vijojnë të shkaktojnë shok. Sipas zbulimeve në mbledhjet e Parlamentit Gjerman, organizata kishte qindra bashkëpunëtorë, ndërsa persona të ndryshëm u konstatuan se kishin nënshkruar “marrëveshje konfidencialiteti” nën kërcënimin e vdekjes.Sipas parlamentarëve gjermanë, organizata donte të krijonte 286 njësi që do të ndihmonin grushtin e shtetit duke arrestuar dhe ekzekutuar armiqtë e saj. Përgatitjet ishin bërë tashmë në Saksoni, Turingi dhe Baden-Vyrtemberg.