Organizatori i vrasjes së dy shtetasve në Vlorë, krimi i cili u parandalua nga ndërhyrja e policisë, është ekstraduar në Shqipëri nga autoritetet spanjolle. Leonard Luzi alias Leonard Sejno u ekstradua si rezultat i bashkëpunimit mes autoriteteve të Shqipërisë dhe Spanjës, në zbatim të marrëveshjes së ekstradimit.