Është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë një 33 vjeçar i shpallur më parë në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Bëhet me dije se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në vitin 2023, e kishte dënuar këtë shtetas me 4 vjet burgim për veprën penale kultivimi i bimëve narkotike. Nga ky dënim, të riut i ka mbetur për të vuajtur edhe rreth një vit burgim. Sipas hetimeve, në vitin 2021, ky shtetas në rolin e organizatorit, kishte bashkëpunuar me tre shtetas të tjerë për të përgatitur një sipërfaqe toke publike në fshatin Krastë në Krujë, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike. Pas ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, tentativa u parandalua që në fazën fillestare. Gjatë kontr
 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						