U ekstradua këtë të shtunë nga Mbretëri e Bashkuar një 33-vjeçar i dënuar me 5 vite burgim për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Mikel Hoxha u kap në Manchester dhe u ekstradua pas një bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe atyre britanike. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2021, e ka dënuar me 5 (pesë) vjet burgim. Dënim që iu ul, pasi 33-vjeçari ishte dënuar nga shkalla e parë me 17 vite burg për vrasje me paramendim.