Dy prokurorë anglezë kanë mbërritur në organin e akuzës në Lezhë për të verifikuar rezultatet e hetimit në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Kjo lëvizje vjen pas kërkesës së autoriteteve shqiptare për ekstradim të shtetasve britanikë të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Nikulajt, 4 prej të cilëve janë arrestuar tashmë në Angli.