Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 33 vjeçar, i cili trafikonte mina me telekomandë. Operacioni policor i koduar “Porosia” kërkoi bashkëpunimin e specialistëve të seksionit për hetimmin e narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe forcave të posaçme “Shqiponjat”, për të bërë të mundur ndalimin e një aktiviteti kriminal që mund t’i paraprinte krimeve të tjera. Nga informacionet e marra në rrugë policore, shëbimet policore kanë ndjekur Elton Jakën, banues në Pezë për disa minuta me makina policore. Në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, në mjetin tip “Benz” me të cilin ky shtetas udhëtonte, u bë e mundur ndalimi i 33 vjeçarit.