Një ekspozitë e re që eksploron ndikimin e surrealizmit në botën e dizajnit përgatitet të hapet të premten për publikun në Muzeun e Dizajnit të Londrës. Ekspozita vëzhgon lëvizjen novatore dhe se si ajo jo vetëm që revolucionarizoi artin, por edhe dizajnin - nga artet dekorative dhe mobiljet tek ambientet e brendshme, moda, fotografia dhe filmi.