Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se, do të vijojë me stragjinë për mbështetjen e fermerëve që kultivojnë ullirin dhe nxitjen e eksporteve të vajit të ullirit. Ministrja bashkë me kryetarin e Bashkisë Divjakë, Josif Gorrean kanë takuar grupin e punës për të analizuar ecurinë e deritanishme të programit që në një kohë të shkurtër sipas tyre ka pasur rezultate të jashtëzakonshme.