Eksportet ranë me gati 20 për qind në muajin prill në krahasim me marsin, ose me 70 milionw euro mw pak. Rënia nuk lidhet në vetvete me rënien e volumit, por me rënien e euros, që ka ndikuar drejtpërdrejt te bizneset eksportuese. Instat thotë se duke qenë se Shqipëria, kryen pjesën më të madhe të shkëmbimeve tregtare me vendet e Eurozonës, zhvlerësimi i Euros ka ndikuar në volumin tregtar, krahasuar me një vit më parë. Në prill të vitit të kaluar, euro këmbëhej me 121 lek, ndërsa prillin e këtij viti zbriti në 112 lek.