Eksportet vijuan rënien edhe në muajin maj, ku materialet e ndërtimit e metalet dhe energjia elektrike janë dy grupet më të goditura. Sipas të dhënave të INSTAT, në maj eksportet arritën vlerën e 40 miliardë lekëve, një rënie me gati 12 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, ndërsa në krahasim me prillin u rritën me 17 për qind.