Një shpërthim ka rikthyer frikën në Shëngjin, ku një sasi lënde plasëse është vendosur në oborrin e një banese. Ngjarja është regjistruar në Ishull-Shëngjin në të Lezhës, ku fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njërës, por vetëm dëme materiale si pasojë e shpërthimit. Banesa në oborrin e të cilës është hedhur lënda plasëse është në pronësi të Aleks Ivanaj, i cili mësohet se nuk ka qenë në shtëpi. Në momentin e shpërthimit, në banesë ka qenë vetëm një e moshuar, përkatësisht e ëma e Aleks Ivanajt, e cila fatmirësisht nuk është lënduar. Mësohet se Ivanaj jeton jashtë shtetit, teksa sipas policisë të dëmtuar nga shpërthimi janë vetëm disa gurë dekorativ.