Top News – Eksploziv në gazsjellësit Nord Stream / Suedia konfirmon: Ishte një akt sabotazhi!
18/11/2022 15:10

Zyrtarët suedezë kanë konfirmuar të premten se shpërthimet që kanë shkatërruar disa pjesë të gazsjellësve që sillnin gazin nga Rusia në Gjermani, kanë qenë akte sabotazhi. “Analizat e kryera kanë gjetur shenja të materialeve shpërthyese të disa objekteve të huaja”, ka thënë prokurori Mats Ljungqvist, i cili edhe udhëhoqi hetimet paraprake. Ai ka shtuar se analizat teknike janë duke vazhduar për të arritur në përfundime edhe më të besueshme sa i përket incidentit. Autoriteti i Prokurorëve të Suedisë ka thënë se “hetimet që janë duke vazhduar, do të tregojnë nëse dikush do të konsiderohet zyrtarisht i dyshuar për krimin”. Katër rrjedhje janë zbuluar në dy gazsjellësit – Rrjedha Veriore 1 dhe 2 – në fund të muajit shtator. Hetuesit dyshuan që atëherë se shpërthimet kanë qenë akte sabotazhi. Këta gazsjellës, që lidhin Rusinë me Gjermaninë, kanë qenë në qendër të tensioneve gjeopolitike, pasi Rusia ka ndalur furnizimet me gaz në Evropë, vendim që Perëndimi e konsideron si hakmarrje për sanksionet që i janë vënë Rusisë, pas nisjes së luftës në Ukrainë. Ndonëse gazsjellësit nuk kanë qenë duke punuar kur kanë ndodhur rrjedhjet, në brendësi të tyre ka pasur gaz që është cliruar në ujë dhe atmosferë. Uashingtoni dhe Moska kanë hedhur poshtë përfshirjen në këto incidente.

Top Channel/ BE ‘paralizon’ Serbinë pas blerjes së armëve nga Kina
13/03 22:03
Top News – Italia dhe Franca në biseda ‘sekrete’ me Iranin, negociojnë për Ngushticën e Hormuzit
13/03 21:24
Top News – Erdogan i qartë për luftën në Lindjen e Mesme: Turqia do të qëndrojë larg zjarrit’
13/03 20:13
Top Channel/ BE bisedime “sekrete” me Iranin për naftën, “Financial Times” zbulon negociatat
13/03 19:43
Top News – Pse nuk kanë hyrë në luftë Huthit? Partnerët e Iranit në Jemen po qëndrojnë duarlidhur
13/03 16:24
Top News – Kuba gjunjëzohet para Trumpit / Fillon bisedimet me SHBA-në në mes të krizës
13/03 16:13
Top Channel/ Raketa e tretë nga Irani, Turqia konfirmon: “Do sulmohej baza e Incirlikut”!
13/03 15:10
Top News – Viktima e parë në radhët e Francës / Ushtari francez vritet nga droni iranian në Irak
13/03 14:48
Top News – Marshim nën bombat e Amerikës / Irani mban peng botën, presidenti sfidon Trumpin
13/03 14:47
Top Channel/ Nisin sulmet terroriste në Perëndim? SHBA: Të shtëna dhe shpërthim në sinagogë!
13/03 14:35
Top News – Typhoon-ët britanikë ‘luftë’ mbi Bahrein / Mbrojnë qiellin nga dronët kamikazë të Iranit
13/03 13:35
Top News – Turqia nën sulm, raketë tjetër balistike / Baza e armëve bërthamore në shënjestër
13/03 13:21
Top News – Tërheq sistemin THAAD nga Koreja e Jugut / SHBA ‘braktis’ Seulin, i duhet për Iranin
13/03 13:20
Top News – Avioni amerikan rrëzohet mbi Irak / Ushtria konfirmon katër viktima nga gjashtë në bord
13/03 13:18
Top News – ‘Nuk ke ku të fshihesh në një anije’ / Makthi i marinarëve të bllokuar pranë Iranit
13/03 13:04
Top News – ‘SHBA do të ndajë Evropën’ / Kaja Kallas e thotë troç: Trump nuk e pëlqen BE-në
13/03 12:09
Top News – Trump heq sanksionet mbi naftën ruse / ‘Dritë jeshile’ për të gjunjëzuar Ukrainën
13/03 12:08
Top Channel/ “ Është gjallë apo ka vdekur”? Trump mesazh Mojtaba Khameneit: Iranin e shkatërrojmë!
13/03 12:04
Top Channel/ Defekt në avionin e ministrit gjerman: Po nisej drejt Turqisë për Iranin!
13/03 12:02
Top Channel/ Kroacia “raporton” Serbinë në NATO: “Bleu raketa supersonike kineze”, dyfish arsenali!
13/03 12:01
DIGITALB DIGITALB