Edward Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se në takimin e 12 korrikut mes Kosovës dhe Serbisë mund të priten hapa si përmirësimi i tregtisë apo rritja e investimeve. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai megjithatë shprehet se nuk sheh shteg drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme. Joseph thotë se aktakuza e paraqitur kundër presidentit Hashim Thaçi është serioze dhe e ndërlikon përfaqësimin e Kosovës në dialog. Sipas tij, arkitektura që ka ngritur Shtëpia e Bardhë rreth presidentit Thaçi është shembur.