Anëtarët e komisionit hetimor për shkeljet kushtetuese të kreut të shtetit, janë mbledhur për të vijuar hetimet ndaj Ilir Metës. Edhe pse afatit pesë ditor, të vendosur nga deputetët e komisonit, për dëgjesën e Metës, po i vjen fundi, Meta vijon të neglizhojë hetimet ndaj tij. Në kryesinë e kuvendit, komisionit hetimor i është bashkuar edhe eksperti ligjor Erind Merkuri. Duke filluar nga Venecia e deri tek kushtetueset e tjera ndërkombëtare, Mërkuri ka krahasuar mënyrën sesi trajtohen aktet antikushtetuese të Metës në vendet e tjera të botës. Mwrkuri ka cituar doktrinwn mbi paanshmwrinw dhe neutralitetin qw duhet tw garntojw presidenti.