Daniel Serwer, eksperti i çështjeve ballkanike dhe professor në Universitetin John Hopkins ka qortuar qëndrimin amerikan ndaj Serbisë. ‘Toleranca e Uashingtonit ndaj çdo keqveprimi e keqbërjeje nga ana e Serbisë duke e pakufizuar’, deklaroi ai. Eksperti komentoi ngërçin në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se Beogradi po e nxit këtë ngërç për t’i dhënë vetes alibi që të trazojë veriun e Kosovës. Trazirat, tha ai, mund të mbërrijnë përmes dhunës ndaj institucioneve kosovare dhe refuzimit për të hequr prej andej institucionet paralele ilegale të Serbisë.