Top News – Ekspertët për rojen hero/ Ishte në ambjent të mbyllur, luftoi deri në fund
27/03/2021 13:07

Arjan Sala mund të kishte shpëtuar nga ferri i flakëve në magazinën e Casa Italia-s. Ai ishte jashtë, dhe mund të kishte zgjedhur të ndiqte me një vështrim të shqetësuar atë cfarë po ndodhte, të telefonte zjarrfikësit e të priste ndihmë. Por 32 vjecari bëri një tjetër zgjedhje, një zgjedhje për të cilën sot po quhet hero. Ky djalosh me vështrim të qetë na bëri të dukemi të gjithë qesharakë, të zhytur në problemet tona të mëdha të tranzicionit e kakofoninë e politikës së përditëshme, thotë Dom Gjergj Meta. Arjani tani mund të ishte pranë familjes së tij dhe fëmijës tre vjecar, megjithatë zgjodhi të kthehej në një ëngjëll mbrojtës për punonjësit, që shpëtuan falë sakrificës së tij, më e madhja që dikush mund të bëjë, të japë jetën e vet për të shpëtuar të tjerët. Ai nuk u dorezua edhe mes flakëve, sic thonë ekspertët që po zbardhin ngadalë dinamikën e ngjarjes. Brenda magazinës së kthyer në një ferr, 32 luftoi deri në fund për shmangur djegien e kishte hedhur lloj-lloj rrobash ne trup por nuk ka arritur t`ia dalë e ka ndërruar jetë nga asfiksia prej tymit që mbushi ambjentin e mbyllur 100%. Pasi shpëtoi të gjithë personat që ishin brenda, arjani që hyri me një fikëse zjarri në dorë, mbeti vetë i bllokuar dhe ka luftuar për disa orë që të mbijetojë. Humbja e jetës nga asfiksia mbetet variant kryesor i ekspertëve, nisur edhe nga fakti, se trupi i tij është gjetur në pozicionin e përmbysur, dhe me disa djegie në gjymtyrë, por jo vdekjeprurëse. Gjesti i tij i rrallë e bën Arjan Salën një hero të heshtur, që kthehet kështu në një simbol të vetëmohimit dhe në një shembull të vlerave morale e njerëzore.

Top News- Kapen dy kushërinjtë me kanabis/ Berat, u zbulohet edhe armë gjahu në banesë
14/08 14:03
Top Channel/ Shpëtohet kurora e gjelbër e zonës së mbrojtur në Liqenin e Dushkut
14/08 13:30
Top News- Situata e zjarreve në vend / Rama u përgjigjet ‘lehaqenieve’ dhe flet për zjarrvënësit
14/08 13:04
Top Channel/ Delvinë, zjarret nën kontroll! Aktivizohet vetëm një vatër në fshatin Varfaj
14/08 12:46
Top Channel/ Gramsh, disa vatra ende aktive! Në Skënderbegas, banorët po rikthehen në shtëpi
14/08 12:45
Top Channel/ Zjarret nga jugu në Veri! Flakët në Korçë kalojnë në territorin grek
14/08 12:29
Top Channel/ Zjarrfikësi tregon për TCH si të shpëtojmë nga zjarret kur kapemi në befasi
14/08 12:26
Top Channel/ Zjarret, 46 të arrestuar! 137 autorë zjarrvëniesh nga qershori deri më 14 gusht
14/08 12:07
Top Channel/ Zjarret në vend, Rama: Kriminelët para drejtësisë!
14/08 12:06
Top Channel/ Delvinë/ Aktivizohet zjarri në fshatin Varfaj, dëm i jashtëzakonshëm nga flakët
14/08 11:46
Top Channel/ “Zjarr si ky nuk kishim parë”.Banorët në Poliçan tregojnë luftën me flakët
14/08 11:00
Top News- ‘Paraburgimi i zgjatur, shqetësues’/ Raporti i DASH për të drejtat e njeriut në Shqipëri
14/08 10:36
Top News- 137 zjarrvënës dogjën Shqipërinë/ Arrestohen 46 prej tyre, dëmtuan pyje, banesa e kullota
14/08 10:31
Top News- Normalizohet situata në Gramsh/ Bilanc i rëndë nga zjarret e tre ditëve
14/08 10:22
Top News- Izolohen flakët në Kukës/ Nuk regjistrohen vatra të reja, situata nën kontroll
14/08 10:15
Top Channel/ Shqipëria në flakë, 48 orët e tmerrit! Banorët të tronditur, shtëpitë vijojnë të digjen
13/08 23:23
Top Channel/ Vijon alarmi nga zjarret, dëme kolosale nga veriu në jug
13/08 23:10
Top Channel/ Raporti i DASH për të drejtat e njeriut: Qeveria shqiptare ndëshkoi abuzuesit
13/08 23:08
Top Channel/ Zjarri në Plashnik, banori: Brenda nuk futesh dot se ka dinamit e granata, nami i zi
13/08 22:43
Top Channel/ Dëshmi drithëruese nga Delvina, banorët mes lotësh rrëfejnë tmerrin e zjarrit
13/08 22:40