Dhjetëra miliona njerëz janë duke u përballur me temperatura shumë të larta në gjithë botën. Moti i nxehtë në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi, konsiderohet një prej shembujve se si rrezikohet bota nga ngrohja globale. Temperatura mesatare globale e ka prekur një rekord të ri në javën e parë të korrikut. I nxehti mund të ndikojë te secili mirëpo disa grupe janë më të cenueshme, sikurse të moshuarit dhe foshnjat. Por cfarë i bën i nxehti ekstrem trupit tonë?