Tridhjetë e dy oficerë të Policisë Gjyqësore nga 12 rrethe në të gjithë vendin u trajnuan nga ekspertë amerikanë për të zhvilluar një sërë aftësish hetimore për krimet më të shpeshta të raportuara. Në një postim në rrjete sociale ambasada e SHBa bën me dije se ekipi i ambasadës për çështjet e zbatimit të ligjit bashkëpunoi me Akademinë Shqiptare të Sigurisë dhe Policinë e Shtetit për të trajnuar 32 oficerët gjyqësorë.