Një ekip për sanksione nga SHBA është dërguar në Maqedoninë e Veriut për të hetuar funksionarët dhe ish-funksionarët e dyshuar për korrupsion. Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, tha përmes një postim në ‘Twitter’ se ky ekip do të marrë parasysh të gjitha përgjigjet e mundshme për këta zyrtarë që po hetohen. Aggeler gjithashtu vuri theksin tek ligji dhe se si askush nuk mund të jetë mbi të, duke shtuar se sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut ka nevojë për më shumë hetime. Vendimi i Uashingtonit për të dërguar në Shkup ekipin për sanksione vjen disa ditë pasi i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se sanksionet e SHBA-së ndaj politikanëve të korruptuar nga Ballkani po japin efekt dhe se do të vazhdojnë me këto sanksione