Partia Demokratike e konsideron kritike situatën ekonomike në vend dhe kërkon nga qeveria zbatimin e rekomandimeve të Bankës Botërore apo Fondit Monetar Ndërkombëtar. Deputeti, Arbi Agalliu në një deklaratë për mediat iu referuar të dhënave të Bankës Botërore dhe INSTAT, kur tha se nevojiten reforma të thella strukturore të ekonomisë shqiptare.