Ekonomisë globale do t’i duhet më shumë kohë nga sa mendohej për të rimarrë veten pas dy goditjeve që ka pësuar, fillimisht nga pandemia dhe më pas nga lufta në Ukrainë. Në një intervistë për Financial Times, drejtuesja e fondit, Kristalina Gjeorgjeva thotë se parashikimet afatmesme janë më të këqijat në tre dekadat e fundit.