Në Pallatin e Brigadave, Rama mblodhi ministrat, kryesinë e grupit parlamentar dhe drejtuesit e qarqeve për të kaluar në sitë punët në qeveri dhe në parti, teksa afton përballja elektorale e 11 majit. Socialistët do të caktojnë mesazhin politik që do ia përçojnë elektoratit gjatë kësaj fushate, ku synojnë mandatin e katërt qeverisës me zotimin se do të sigurojnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.