Ish-banorja e edicionit të parë të “Big Brother Vip” Einxhel Shkira, mesa duket nuk po gjen rehat. Së fundmi ajo ka postuar një story në llogarinë e saj në Instagram ku ka treguar se ka pësuar një lëndim në gju. Por moderatorja nuk e ka treguar arsyen. Kujtojmë që Einxheli edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme theu krahun duke rrezikuar edhe lënien e lojës. Pavarësisht kësaj, ajo shkoi deri në finale dhe doli e treta në garën për çmimin e madh. Aktualisht, po shijon lidhjen me DJ Dagz, të cilën e filluan brenda shtëpisë.