Vëllai i Madh premton të tjera surpriza të mëdha në prime-n e së shtunës. Këtë javë, në Big Brother VIP 4 pritet një rikthim surprizues në spektaklin që vijon të thyejë rekorde. Një promon e publikuar në faqen zyrtare të Big Brother Vip në rrjetet sociale shkruhet: “ Rikthehet Egli”. Shënimi shoqërohet me pamje të ish banores në rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Kujtojmë se Egli u detyrua të ndërpresë garën për shkaqe shëndetësore, që fatmirësisht i ka tejkaluar tashmë.