Parisi po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë në prag të Lojërave Olimpike të 2024-ës. Çmimet e hoteleve pritet të katërfishohen korrikun e ardhshëm krahasuar me çmimet korresponduese të viteve të mëparshme, ndërkohë që edhe tarifat e transportit publik pritet të dyfishohen, duke kaluar 4 euro. Bileta e hyrjes në Muzeun e Luvrit do të rritet nga 17 në 22 euro nga 15 janari 2024, ndërsa hyrja në Pallatin e Versajës do të rritet në 21 euro, duke shënuar një rritje prej 16.6% në një vit e gjysmë.