Pas betimit para presidentit, ministrat e rinj u nisën drejt godinës qeveritare për t’u ulur për herë të parë në tryezën e pushtetit ekzekutiv. Në krahun e djathtë të kryeministrit Edi Rama qëndroi bashkëpunëtorja e tij e hershme, Albana Koçiu që zuri vendin e Belinda Ballukut. Pas firmosjes së vendimeve qeveritare, në parkun ‘Eden’ u shkep fotografia e re e kabinetit qeveritar ‘Rama 4’. Mes vendimeve të para që prodhoi ky takim, ishte ai i kompensimit për bizneset që u prekën nga kostot e shtuara për shkak të rritjes së pagës minimale. Nga muaji janar e deri në shtator, shteti do të kompensojë bazuar në masën e konstributeve shoqërore dhe shëndetësore të punëdhënësit, 16.7 për qind, llogaritur mbi diferencën e pagës.