Tre ditë pas arrestimit, Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’, edukatoren Majlinda Dehima të kopshtit ‘Stinët’ në zonën e Ali Demit në Tiranë, pas dhunë së ushtruar ndaj tre vjeçares, si pasojë e së cilës vajza përsoi thyerje të këmbës. Përpara gjyqtares Migena Laska, edukatorja është shfaqur e penduar për ngjarjen dhe u ka kërkuar ndjesë familjarëve të tre vjeçares. Përmes avokatëve mbrotjës, Majlinda Dehima kërkoi një masë më të butë sigurie nga trupa gjykuese, me pretendimin se nuk e ka lënduar dhe nuk e ka prekur vajzën e mitur.